Tokio, 11 korrik – Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën perëndimore të Japonisë deri tani e kanë humbur jetën 176 njerëz, njoftuan mediat lokale duke cituar një përfaqësues zyrtar të Qeverisë.
Rreth 70 persona e humbën jetën në pjesën më të rëndë të goditur, në rrethinën e Hiroshimës.
Autoritetet kumtuan se këto nuk janë të dhëna përfundimtare duke pasur parasysh atë se shumica konsiderohen të zhdukur, ndërsa katastrofa goditi mijëra njerëz.
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe i anuloi udhëtimet e planifikuara në Evropë dhe Lindjen e Afërt, dhe i vizitoi qendrat për evakuim.