Strasburg, 16 korrik – Në Strasburg në orën 18:15 minuta filloi votimi për zgjedhje të kryetarit të Komisionit evropian, funksion për të cilin Këshilli i BE-së e propozoi gjermanen Ursula fon der Lejen, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Mu para votimit, socialistët dhe demokratët vendosën të votojnë për Ursula fon der Lejen për kryetare të ardhshme të Komisionit. Pas takimit intensiv të grupit, shumica e europarlamentarëve nga grupi u dakorduan se obligimet me shkrim të kandidatit për realizim të reformave progresive të cilat i kërkon grupi, si dhe sqarimet e mëtutjeshme të dhëna nga ai në debatin plenar sot në mëngjes, do të thotë se ata do ta mbështesin.
Kryetari i grupit Iratakse Garsia, pas takimit deklaroi: “Ishim mjaft skeptikë kur kandidati erdhi në grupin tonë javën e kalaur, por gjatë ditëve të kaluara duhet të pranojmë se ajo i pranoi kërkesat themelore të grupit tonë, me propozime konkrete për legjislaturën. Ajo e pranon nevojën urgjente për t’u përballur me krizat klimatike me ligj për ndryshimet klimatike dhe tatim të dioksid karbonit. Ajo premtoi rrogë minimale dhe skemë evropiane për risigurim të papunësisë; tatimim të drejtë për koorporatat e mëdha teknologjike; fleksibilitet në Paktin për stabilizim dhe zhvillim dhe t’i kyçim qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së në semestrin evropian, duke e respektuar thirrjen tonë për qëndrueshmëri dhe drejtësi sociale.
Nëse respektohet instruksioni i këtij grupi, Ursula fon der Lejen, do të duhej që sonte të zgjidhet kryetare e Komisionit evropian, duke pasur parasysh se e ka mbështetjen e grupit të Partive popullore dhe atë të Evropës së ripërtërirë.