Uanda Nara di të fitojë vëmendjen e të gjithëve dhe tashmë është bërë zakon që çdo javë, të jetë e ftuar në emisionin “Tiki Taka” ku nuk mungojnë thumbimet. Së fundmi, Uanda ka folur për aventurën e re në Paris, duke qenë se tashmë janë ambientuar me skuadrën e re.
Ajo shprehet se gjithçka duket më bukur në Paris, duke shtuar se edhe vetë Championsi është më i mrekullueshëm, teksa i konsideron kampionë futbollistët e PSG-së.
“Pas ndeshjes me Realin, kishte qetësi sepse kur ke një skuadër të tillë, je e qetë për rezultatin sepse do të vijë. Me këta kampionë, është bukur për mua dhe familjen time që ta shohim Ikardin me ta. Championsi është edhe më i mrekullueshëm në Paris sepse është një skuadër me kampionë dhe djali im, Valentino i ka parë vetëm në “Play Station”, tha Uanda.