Paris, 10 shkurt – Policia në Paris ka arrestuar 45 persona pas protestave të djeshme të “Jelekëve të verdhë”, njofton kanali televiziv BFM, duke i thirrur në burime policore. Nga të arrestuarit në paraburgim janë mbajtur 42 persona.
Disa mijëra protestues në protestën “Jelekët e verdhë” dje për vikendin e 13-të me radhë dolën në rrugë në Paris, disa prej tyre u konfrontuan me policinë, ndërsa një protestues humbi një pjesë të dorës. Policia tha se protestuesi ka humbur katër gishta, por nuk i ka konfirmuar pohimet e mediave se është lënduar nga materiali shpërthyes që policia edhe krahas gazit lotsjellës e ka përdorë duke shpartalluar demonstrantët.