Paraburgim tridhjetë ditor morën pesë personat e dyshuar në rastin e PSP-së “Perandoria”, Jordan Kamçev, Cvetan Pandelski, Nenad Josifoviq, Zorica Arsovska dhe Todor Mirçevski të cilët dje ishin marrë në pyetje nga gjykatësi në procedurë paraprake.
Vendimet për paraburgimet e caktuara nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake, siç na informojnë nga PSP, i kishin ngritur mbrëmë prokuroret Katica Janeva dhe Lile Stefanova, ndërsa pesë të dyshuarit në burgun e Shutkës, sipas ekipeve të gazetarëve të cilët ishin të pranishëm që ta presin arritjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, janë sjellë rreth orës 2 e 30 minuta.
Në hetimin e ri “Perandoria” të Prokurorisë Speciale Publike të dyshuar janë gjithsej 13 persona – Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandellski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski, për shkak të dyshimit se veprat e e kryera penale Shoqërim kriminel, Dëmtimi ose privilegjimi i kreditorëve, Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, Mashtrim dhe Larje parash dhe kontributeve të tjera nga vepra ndëshkuese.
Sipas PSP-së, gjatë procedurës parahetitmore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese si dhe me zbatimin e masave të posaçme hetuese, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme prej të cilave dolën dyshimet se nga viti 2002 deri në vitin 2013 të dyshuarit i kishin kryer veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik të cilët ishin ose janë në pronësi të tyre.
Gjatë ditës së sotme PSP në bashkëpunim me MPB-në, kreu 12 bastisje dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar.