Në Ohër Konferencë ndërkombëtare për eko-sistemet e kënetave

21

Ohër, 2 maj  – Pesëdhjetë ekspertë të lartë nga fusha e eko-sistemeve të kënetave nga e gjithë bota po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare që po mbahet në Ohër.

Në mbledhjen e  organizuar nga Dega Evropiane e Shoqatës së shkencëtarëve nga fusha e ekosistemeve të  kënetave (SWS), Shoqata për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit jetësor E.D.E.N. dhe Iniciativës qytetare “Ohri SOS” do të këmbehen informacione më të reja për gjendjen e ekosistemeve të kënetave, pritet të ofrohen zgjidhje për sfidat të cilat menaxhimi bashkëkohor me tokën dhe urbanizimin i imponon ndaj atyre pjesëve të rëndësishme thelbësore të mjedisit jetësor.

Gjatë konferencës do të prezantohen edhe më shumë se 30 punime në të cilat është theksuar qartë roli i ekosistemeve të kënetave dhe vlerën që e kanë ato përmes sigurimit të diversitetit biologjik dhe shërbimet të cilat i ofrojnë. Shërbimet e eko-sistemeve japin mundësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë rajonale nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të (eko)turizmit dhe edukim të opinionit, nga atje edhe prioriteti i lartë që duhet t’u jepet aktiviteteve për mbrojtjen dhe revitalizimin e tyre.

Gjatë konferencës është paraparë edhe vizitë dhe vlerësim i gjendjeve të Kënetës së Studençishkos, si pjesë e pandashme dhe e pazëvendësueshme e eko-sistemit më të gjerë të Liqenit të Ohrit.

Pritet që në kuadër të ditës së nesërme të konferencës në Ohër të miratohet edhe Deklarata për mbrojtjen dhe revitalizimin e Kënetës së Studençishkos  dhe Liqenit të Ohrit.

Comments are closed.