Në oborr dilte vetëm me nënën, pinte 250 cigare në ditë: Lexoni 6 fakte për Ahmet Zogun

0

Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdha të historisë moderne shqiptare. Edhe pse për gjysmë shekulli regjim diktatorial e komunist në Shqipëri, shumë fakte për të u shtrembëruan qëllimisht, që ndikuan në imazhin e tij negativ te shumica e shqiptarëve deri më sot.

Mbreti i shqiptarëve njihet si një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse, duke i ditur vetitë e tij shumë të veçanta, liderishipin por edhe paisonet e tija të rreme që kishte për sportin, konsumimi i 250 cigareve në ditë, apo që flinte shumë pak dhe ishte paranojak ndaj atentateve, që jo rrallë herë ndohën ndaj tij, përgjatë karrieës së tij politike.

Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte ineteresante nga jeta e tij, që ndoshta s’i keni ditur:

1. Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorës. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”.

2. Zogu dilte rrallë publikisht, edhe në oborrin e tij, ai nuk ndjente siguri. Në oborrin mbretëror ai dilte i shoqëruar me nënën e tij, zakonisht të dielave duke e ditur se askush nuk e vret kur ka nënën pranë, duke iu referuar kanunit. Ai frikësohej shumë se mos po e vrisinin.

3. Zogu nuk ishte i pasionuar pas sportit por gjithsesi nganjëherë e merrte raketën e tenisit, për t’u dukur më evropian. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

4. Mbretin Shqiptar të huajt e quanin “Oxhak njerëzor”, sepse pinte duhan jashtë normles, mbi 250 cigare në ditë, transmeton gazetametro.net.

5. Shpeshherë pasi mbaronte punën ai luante e letra për para me disa prej ministrave të tij. Këto rast ai e shfrytëzonte për të marrë informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij.

6. Hitleri atij i bëri dhuratë martese një Mercedez sportiv kabriole të kuq. Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një këtë Mercedes, për ta njohur popullin me Mbretëreshën.

Comments are closed.