Uashington, 2 prill – Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19 në Nju-Jork, ndërsa në 72 orët e fundit numri i rasteve të vdekjeve është rritur më shumë se dyfish dhe tani arrin 1.941 persona.
I infektuari i parë me koronavirusin e ri është regjistruar para një muaji, te një punonjës shëndetësor, i cili ishte kthyer nga Irani. Prej atëherë numri i të infektuarve është ngjitur në 83.000 persona.
Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo deklaroi se më shumë se 12.000 persona janë hospitalizuar. Ai shtoi se piku i epidemisë pritet të jetë në fund të muajit.
Kuomo ka shprehur shqetësim për shkak të kësaj që edhe krahas masës së vendosur për distancë fizike, personat ende i vizitojnë sheshet e lojërave.
“Shfrytëzoni ambientet e hapura në parqe, shëtitni, kapni pak diell. Pa grupime, pa gara, pa kontakte të afërta”, theksoi Kuomo.
Në Nju-Jork patrullon policia dhe i paralajmëron qytetarët të mbajnë distancë nga njëri-tjetrin.
Prefekti i Nju-Jorkut Bill de Blasio deklaroi se nevojiten pesë milionë maska, 100.000 veshje mbrojtëse dhe më shumë se 3.000 respiratorë deri në fund të javës.