Shkup, 24 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër në Nju-Jork do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, në prani të të dërguarit personal të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, kumtuan nga MPJ e Maqedonisë.
Në prag të raundit të ri të bisedimeve për emrin, nga Qeveria e Maqedonisë konfirmuan se mbeten në qëndrimin lidhur me propozimin e fundit për emrin – Republika e Ilindenit e Maqedonisë.
“Qëndrimin e Qeverisë që e transmetuan kryeministri Zaev dhe ministrat Shekerinska dhe Dimitrov mbetet i njejtë. Konsiderojmë se propozimi i dhënë nga ana jonë pas takimit të liderëve i reflekton në përgjithësi të gjitha aspektet që nevojiten për t’u mbrojtur identiteti, edhe i popullit maqedonas, megjithatë i reflekton edhe të gjitha pjesët e tjera që e shënojnë Maqedoninë si shtet multietnik. Konsiderojmë se ky është propozim i mirë për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski dje në konferencë për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve se çfarë janë pritjet nga takimi në Nju-Jork.
Pala greke, ndërkaq e hodhi poshtë propozimin dhe qartë bëri me dije se negociojnë në bazë të katër emrave nga pakoja – propozime nga Nimici. Kryeministri Cipras nga Parlamenti grek, duke iu përgjigjur kritikave të bëra nga luderi i Demokracisë së Re opozitare, Kirijakos Micotakis, lidhur me emrin “Republika e Ilindenit e Maqedonisë”, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakisit iu kundërpërgjigj se Qeveria ka dalë qartë dhe me kohë me qëndrim, ndërsa personalisht ai ka synuar informimin sa më të shpejtë.
“Nga Sofja, para se të kthehem, në deklaratat e mia në konferencën për shtyp thashë se, edhe krahas përparimit, akoma kemi rrugë për të kaluar në mënyrë që të arrijmë te marrëveshja, por edhe se prioritet për ne, për palën greke, është sigurimi erga omnes dhe revizion kushtetues, dhe siç patë, për këtë çështje kemi përparim të rëndësishëm. Zotëri Zaev është kryeminsitri i parë nga fqinji që publikisht e pranoi këtë perspektivë për emër të përbërë, erga omnes me revizion kushtetues. Këtë nuk e keni parë deri më tani në periudhë kur partia juaj ndodhej në qeveri që negocionin, siç edhe nuk kemi parë deri më tani të bëhet presion aq i madh ndaj opozitës së vendit fqinj”, tha kryeministri grek.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, i cili këto ditë ndodhet për vizitë në SHBA, në brifing me korerspondentët grekë deklaroi se administrata amerikane nuk bën presion. por interesohet për zgjidhje drejt së cilës çojnë negociatat për emrin dhe cilat janë pikat më të rënda.
Koxias në Uashinton u takua me këshilltarin për siguri nacionale të presidentit amerikan Xhon Bolton, me sekretarin e ri amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, si dhe me ndihmës sekretarin e Shtetit, Ves Miçell.
“Në çështjen e Shkupit nuk kemi kurfarë presioni, as dikush ka për qëllim që të na bëjë shtypje. Asnjëherë nuk do të lejojmë të na shtypin. Por, interesohen shumë për zgjidhje dhe tentojnë të kuptojnë se ku ndodhen negociatat dhe cilat janë pikat e vështira”, tha Koxias dhe shtoi se përvoja ka treguar se kur ndërmerren nisma, atëherë askush nuk mund të prëzihet.
Ai, njëherit, potencoi se lidhur me Shkupin është në konsultim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me kryeminsitrin grek me të cilin kanë përputhje të qëndrimeve.
Inkurajim për zgjidhjen e arritur për emrin erdhi edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili po i ndjekë negociatat me interesim. ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekeratari amerikan i Shtteit, Methju Palmer dje në Shkup, në takim me kryeminsitrin Zaev, qartë e riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit ndaj proceseve të cilat i realizon Qeveria për integrim në NATO dhe BE dhe e përsëriti përcaktimin e sinqertë. si dhe mbëhstetjen e SHBA-së ndaj Republikës ës Maqedonisë dhe ndaj Republikës së Greqisë me qëllim që të realizohet rezultat pozitiv nga bisedimet për kontestin me emrin.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pardje bisedoi në telefon me kryeministrat e të dy vendeve. Në bisedën me Zaevin, ajo dha mbështetje për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët për kontestin me Greqinë rreth emrit. Merkel ditën e njejtë bisedoi në telefon edhe kryeminsitri grek Cipras. Bisedat telefonike me dy kryeministrat i konfirmuan nga Kabienti i Merkelit, por pa dhënë më shumë hollësi.
Parisi, gjithashtu porositi se i mbështetë përpjekjet e të dy vendeve për gjetje të zgjidhejs së përbashkët të pranueshme për emrin. “Në periudhën kur bisedimet janë në fazë shumë përparimtare, Franca i inkurajon autoritetet e të dy shteteve ta ruajnë vendosshmërinë e tyre për arritje të marrëveshjes së shumëpritur. Kjo është në interes të të dy vendeve, rajonit dhe Evropës”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Minsitrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Anjes fon der Mill, kumtuan nga Ambasada e Francës.
Obsioni Republika e Ilindenit e Maqedonisë ishte veçuar si më i pranueshëm në negociatat mes kryeminsitrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, që u zhvilluan javën e kaluar në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje.