Nju Jork 25 tetor – Një pako e dyshimtë është gjetur në një restorant në Nju Jork në pronësi të aktorit Robert De Niro.Pako është e ngjashme me ato të gjetura në banesat e dy ish-presidentëve amerikanë, Bill Klinton dhe Barak Obama, si edhe në gjigandin mediatik Si-En-En.
Pajisja mbërriti në Tribeka Grill mëngjesin e së enjtes. Nëse pako lidhet me ngjarjet e mëparshme, atëherë kjo do të ishte pajisja e tetë shpërthyese e dërguar tek një kritik i Donald Tramp, raporton Bi-Bi-Si.
De Niro është kundërshtar nga Tramp dhe e ka quajtur atë “një katastrofë kombëtare”.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se ndërtesa e restorantit u evakua në momentin kur mbërriti pajisja e dyshimtë, raporton En-Bi-Si, njofton Ora Njus.tv.
Seria e alarmeve të bombave filloi të hënën, kur pajisjet shpërthyese u dërguan në disa vende në Nju Jork, në Uashington dhe Florida, thanë autoritetet të mërkurën.
E para u gjet në shtëpinë e biznesmenit miliarder Xhorxh Soros, një donatori i madh i Partisë Demokratike.