Në njëmujorin e lindjes së vajzës, Leonita dhe Xhaka publikojnë fotografi me fëmijën e tyre

Një muaj më parë, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër të një vajze, emri të cilës është Ayana.

Çifti i popullarizuar kohë pas kohe kanë ndarë imazhe me fansat e tyre, që nga shtatzënia deri në ardhjen në jetë të vajzës.


Ata janë kujdesur që ta shënojnë njëmujorin e saj të lindjes përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Dhurata më e madhe mbi të gjitha, ju dua të gjithëve jashtëzakonisht shumë. Urime një mujori engjëlli im, Ayana”, ka shkruar Leonita në përshkrim.

Një fotografi e ka publikuar edhe Graniti në profilin e tij, me përshkrimin: “Urime njëmujori engjëlli im. Mami dhe babi të duan”.