Tokio, 18 korrik – Numri i viktimave në zjarrin në ndërtesën e një studio për film të animuar në qytetin perëndimor japonez Kjoto është rritur në 33 persona, kumtuan autoritetet.
Përfaqësuesi i Shërbimit Zjarrfikës të Kjotos, Kazuhiro Hajaxhi, deklaroi se 36 persona janë lënduar, prej të cilëve 10 ndodhen në gjendje kritike.
Sipas Hajaxhit, zjarrfikësit në katin e fundit të tretë kanë gjetur një pjesë më e madhe e viktimave, përfshirë edhe ta të cilët janë alivanosur në shkallët që çojnë në drejtim të çatisë. dy trupa janë gjetur në katin e parë, 11 në katin e dytë dhe 20 në të tretin, transmetuan mediat amerikane.
Sipas mediave japoneze, i dyshuari me siguri zjarrin e vënë në hyrjen kryesore, duke i detyruar njerëzit të tentojnë të gjejnë dalje të tjera, që e ka ngadalësuar ikjen e tyre nga ndërtesa.
Ky është rasti më vdekjeprurës i këtij lloji në Japoni nga zjarri n vitin 2001 ku kanë humbur jetën 44 persona, në një park zbavitës në Tokio.
I dyshuari për zjarrvënien, gjithashtu, është lënduar dhe ndodhet në spital.