Kabul, 7 korrik – Në një sulm vetëvrasës me bombë në provincën lindore afgane Nangarhar sot u vranë së paku katër policë lokal afganë, kunfirmuan autoritetet.
Janë lënduar edhe 11 persona, mes të cilëve edhe dy policë lokal, prejse sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar automjet të mbushur me shpërthyes, duke e kahëzuar goditjen ndaj komandantit të policisë lokale dhe truprojës së tij.
Zëdhënësi i qeverisë së provincës për DPA deklaroi se shpërthimi ka ndodhur në rajonin Kuz Kunar, i njohur si Keva, e cila tërësisht është nën kontroll të forcave qeveritare.
Tani për tani askush nuk e ndërmorri përgjegjësinë për sulmin, shton agjencia.
Provinca Nangarhar, në afërsi të kufirit me Pakistanin, kohë të gjatë ishte vatër edhe për Shtetin Islamik dhe talebanët dhe në të viteve të fundit kishte luftëra të ashpra, përkujton DPA.