Kabul, 12 nëntor – Së paku 37 policë janë vrarë nga kryengritësit talebanë në provincën afgane Farah.
Talebanët mbrëmë sulmuan një fshat në qarkun Hak-e-Safid, i kontrolluar nga forcat qeveritare. Në atë qark, luftimet vazhdojnë. Në fshat ka kontingjent prej 200 policëve.
“Përveç 37 policëve të vrarë, mbi 150 policë konsiderohen të zhdukur prej fillimit të sulmit”, deklaroi Abdul Samas Salehi, anëtar i këshillit provincial të Farahut.
Talebanët djegën shtëpi në fshat. Ata sulmuan dy apo tre vende policore në atë qark.