Xhakartë, 26 tetor – Të paktën 47 persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në shpërthimin e sotëm dhe zjarrin në fabrikën për mjete piroteknike në periferinë perëndimore të kryeqendrës indoneziane, Xhakarta. “Deri më tani i gjetëm 47 trupa”, deklaroi shefi i policisë së Xhakartës, Idam Aziz. Zëdhënësi i policisë rajonale, Argo Juvono deklaroi se besohet se në momentin e fatkeqësisë në fabrikë të pranishëm kanë qenë 103 punëtorë, ndërsa për 10 të punësuar nuk ka evidencë nëse kanë qenë në objekt ose jo. Në fatkeqësi janë lënduar 34 persona dhe menjëherë janë hospitalizuar. Mediat lokale, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, njoftojnë se ka pasur dy shpërthime, me ç’rast njëri ka ndodhur në orën 10 të mëngjesit, ndërsa i dyti tri orë më vonë. Të dy shpërthimet kanë qenë të fuqishme dhe janë dëgjuar në rajonet e largëta me kilometra. Të gjithë personat të cilët kanë humbur jetën janë të punësuar në fabrikën për piroteknikë në Tangerangu. Në vijim është hetimi për rastin, por supozohet se kontakti elektrik ka shkaktuar zjarr të vogël, i cili i ka përfshirë materialet kimike, me ç’rast ka ardhur deri tek shpërthimi.