Damask, 24 prill – Një shpërthim i fuqishëm jehoi sot në pjesën veriperëndimore të Sirisë, të cilën e kontrollojnë kryengritësit ndërsa të paktën 15 persona u vranë, kryesisht civilë.
Ekipet e mbrojtjes civile janë në terren dhe në vijim janë aksionet për shpëtim. Është shkaktuar dëm i konsiderueshëm në ndërtesat dhe automjetet në rrethinë, përcjellë KOHA.
Ekipet për shpëtim janë në kërkim të viktimave, të cilët janë ngujuar nën rrënojat.
Në qytetin Xhisur al-Shugur në provincën Idlib, e cila u kontrollua nga organizata e lidhur me Al Kaedën, është rrënuar një ndërtesë me së paku katër kate.
Shkaku për shpërthimin, sipas informacioneve të Qendrës siriane për të drejta të njeriut, nuk është i njohur akoma.
Që atje pohojnë se me siguri bëhet fjalë për automjet bombë ose ndonjë automjet tjetër me eksploziv.
Mediat siriane njoftojnë se bëhet fjalë për shpërthimin e një automjeti ndërsa sulmin ua hedhin “terroristëve”.
Bomba supozohet të jetë vendosur nën automjet.
Këto sulme ndodhën një ditë para fillimit të raundit të parë të negociatave paqësore siriane të cilat mbahen në Kazakistan. (koha.mk)