Në një qytet në Gjermani rruga mbushet me çokollatë

Rreth një ton çokollatë e lëngshme kishte mbuluar një rrugë në një qytet në perëndim të Gjermanisë. Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se një rezervuar, në fabrikën e çokollatës DreiMeister në Westonnen, në periferi të qytetit të Werl, ishte përmbytur për ta mbuluar më pas rrugën, transmeton Koha.net shkrimin e CNN. “Rreth një ton çokollatë së pari rrodhi në oborr e më pas edhe në rrugë”, ka thënë një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve Werl, të cilët e larguan atë nga rruga. Pas këtij incidenti rreth 25 zjarrfikës u angazhuan për ta pastruar rrugën.