Shkup, 26 shtator – Në autostradën Shkup-Gjevgjeli në aksin nga Negotina për në Gjevgjeli në një automjet “opel zafira” me traga të Shkupit janë gjetur nëntë emigrantë nga Irani.
Siç njoftoi sot MPB-ja , policia ka pasur dijeni se dy automjete, një “opel zafira” me traga të Shkupit dhe një “BMW” me targa të Shkupit kanë transportuar emigrantë.
Nëpunësit e policisë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjeteve por ato nuk kanë ndaluar. Ndërkohë “opeli” ka vazhduar rrugën drejt kalimit kufitar “Bogorocië” dhe është përplasur me një shtyllë metali.
Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas masava të ndërmarra dhe aktiviteteve në orën 22.00 është gjetur dhe është privuar nga liria.
Bëhet fjalë për personin E.J: (25) nga Gjermania, ndërsa me vendbanim në fshatin Orlanc, citohet në njoftim. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.