Mogilë, 17 maj – Përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zvillim Rural dhe Ministria e Financave në llogaritë e kultivuesve të duhanit janë paguar 22 milionë euro subvencione për rendimentin për vitin 2017.
Këtë e bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski gjatë vizitës në Mogilë duke shtuar se kjo është mbi 80 për qind nga vlera e përgjithshme që do të paguhet për kultivuesit e duhanit.
“Mbetet edhe një shumë më e vogël prej 20 për qind që do të paguhet pas kontrolleve të bëra. Vazhdojmë me politikën e pagesës joselektive të subvencioneve në një ditë për të gjithë kultivuesit e duhanit. Vazhdojmë me politikën e subvencioneve të paguara me kohë dhe kthimin e parave mbrapa ndaj qytetarëve atëherë kur ju duhet që të investojnë në rendimentin e ri”, theksoi ministri.
Ai theksoi se sivjet kultivuesit e duhanit kanë marrë subvencione të rritura në tre nivele dhe kjo niveli i parë për klasin e parë prej 80 denarëve për kilogram, për nivelin e dytë – klasi i dytë për 70 denarë për kilogram dhe niveli i tretë për tre, i katër dhe klasat shtesë prej 60 denarë.
Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nikolkçe Babovski theksoi se Agjencia do ta ruajë afatin ligjor deri në 30 qershor të paguhen të gjitha subvencionet nga Programi 2017 dhe në këtë mënyrë për herë të parë do të respektohet Ligji për pagesën e të gjitha subvencioneve në përfundim me 30 qershorin në vitin kalendarik.