Gostivar, 17 maj – Shkupjani I.A.(31) dhe një banore e Rostushes Z.R.(34) mbrëmë janë arrestuar policia e Gostivarit, prejse pas bastisjes së banesës me qira në Gostivar, ku kanë qëndruar, janë gjetur kokainë dhe marijuanë.
Sipas SPB Tetovë, mbrëmë me urdhër gjyqësor, nëpunësit policorë nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar e kanë bastisur një banesë në rrugën “Beliçica”, pronësi e S.S.(57), nga Çegrani i Gostivarit.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë, dy qese të plastikës me kokainë, një qese plastike me marijuanë, një folie alumini me kokainë, kokainë e derdhur në tavolinë, një fletore me inicialet e shkruara dhe shuma të parave”, cituan nga SPB Tetovë.
Policia e Gostivarit udhëheq procedurë të mëtutjeshme për zbardhjen e rastit.