Shkup, 8 shkurt – Tre thasë me rreth 30 kilogramë marijuanë janë zbuluar dhe marrë mbrëmë nga një automjet motorik për udhëtim “Citroen” me targa të Shkupit në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, ndërsa janë arrestuar tre persona.
MPB-ja sot kumtoi se mbrëmë rreth orës 20:00, në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë në afërsi të urës është ndaluar një automjet motorik për udhëtim “Citroen” me targa të Shkupit i drejtuar nga Q.M (63) nga Haraçina e Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit, nëpunësit policorë e kanë zbuluar dhe e kanë marrë marijuanën.
“Q.M është arrestuar, ndërsa pas masave shtesë të ndërmarra, në vendkalimin kufitar ‘Blato’ në afërsi të Dibrës, janë arrestuar edhe shtetasit e Shqipërisë D.C (41) dhe A.M (45), Me urdhër nga prokurori publik kompetent, personat e arrestuar janë mbajtur në stacionin policorë në Dibër për procedurë të mëtejshme”, sqarohet në kumtesë. (koha.mk)