Bogotë, 2 korrik – Në një aksion të përbashkët të policisë së Kolumbisë dhe SHBA-së janë konfiskuar 7,5 tonë kokainë në vlerë prej 286 milionë dollarë amerikanë, bëri të ditur sot Qeveria kolumbiane.
Droga ishte paketuar bashkë me materiale ndërtimi dhe ishte transportuar mes qytetit periferik Kartagjenë dhe Panama. Siç bëhet e ditur në kumtesë, ajo iu përket kontrabandisteve që kanë lidhje me Gjirin dhe duhej të dorëzohej deri te grupet tjera kriminale në Amerikën Qendrore dhe Evropë.
Kolumbia mbetet një nga prodhueset më të mëdha të kokainës, edhe krahas përpjekjeve shumëvjeçare që të pengohet tregtia me drogë.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, kryengritësit majtistë, klanet kriminale dhe ish forcat djathtiste paraushtarake janë të përfshira në prodhimtarinë dhe transportin e drogës.