Strumicë, 1 shkurt– Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar mbrëmë në një aksident që ka ndodh në rrugën Strumicë-Radovish.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 dhe në të kanë marrë pjesë shtatë automjete – gjashtë automobila dhe një kamion.
Ngjarjen e kanë konfirmuar edhe nga SPB Strumicë, prej ku informuan se ka pasur shumë të lënduar, por vetëm dy janë dërguar në spitalin e Strumicës.
Sipas doktor Goshko Goshev, shef i Repartit kirurgjikal pranë spitalit, tek ata janë sjellë dy udhëtarë. Njëri është ndaluar në egzaminim të mëtutjeshëm dhe përcjellje të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa i dyti pas ndihmës së dhënë është lëshuar në shtëpi.
Nga policia e Strumicës më shumë hollësi për aksidentin paralajmërojnë për më vonë.