Stamboll, 18 korrik – Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë lënduar pasi një autobus me të cilin janë transportuar emigrantë është përmbytur në provincën lindore të Turqisë Van, bëri të ditur guvernatori i provincës Mehmet Emin Bilmez, të cituar nga agjencia shtetërore Anadollu.
Agjencia DPA transmeton se autobusi me emigrantë është lëshuar përmes kodrës dhe ka hyrë në lumë në afërsi të lagjes Erçek, në rajonin Ipekiopu, rreth 60 kilometra nga kufiri me Iranin.
Guvernatori Bilmez deklaroi se shoferi turk, gjithashtu, ka vdekur, derisa kombësia e udhëtarëve të tjerë ende nuk dihet.
Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në disa spitale në qytetin Van.
“Shtatë të lënduarit ndodhen nën kujdes intensiv. Me vullnetin e Zotit, numri i viktimave nuk presim të rritet”, shtoi Bilmaz.
Televizioni shtetëror TRT ka ndarë video incizim nga njerëzit të cilët janë shpërndarë rreth minibusit dhe ekipet e shpëtimit si mbajnë të lënduar dhe trupa të pajetë.
Qyteti Van ndodhet në rrugën e emigrantëve nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, në rrugën e tyre në drejtim të Evropës, theksoi DPA.