Në Nigeri pothuajse 60.000 refugjatë nga Kameruni

0

Gjenevë, 13 shkurt – Pothuajse 8.000 refugjatë të Kamerunit kanë ikur në Nigerinë lindore dhe jugore në dy javët e kaluara, duke ikur nga dhuna midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve separatistë, bëri të ditur sot Komisariati për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara.

Në kumtesë theksohet se me rrjedhjen e re të refugjatëve, numri i njerëzve të cilët kanë ikur në Nigeri ka mbërritur pothuajse 60.000.

UNHCR edhe më tej pret rrjedhje të refugjatëve, pas informacioneve se shumë njerëz ndodhen në zonat e largëta kufitare ku përpiqen të mbërrijnë në Nigeri.(koha.mk)

Comments are closed.