Në nëntor të këtij viti janë lëshuar 292 leje për ndërtim, që është për 27,5 për qind më shumë në krahasim me nëntorin e vitit 2017.
Siç publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 717 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 47.289 metra katrorë. Nga numri i përgjithshëm, 514 banesa janë në rajonin e Shkupit, gjegjësisht 326 në Komunën e Butelit, 104 në Karposh, 55 në Qendër, 16 në Gjorçe Petrov.
Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim në nëntor të vitit të kaluar, vlera e paraparë e objekteve është 2.942.350.000 denarë apo 80,1 për qind më shumë në krahasim me nëntorin e vitit 2107.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim, 144 (49,3 për qind) janë dedikuar për objekte për ndërtim të lartë, 52 (17,8 për qind) për ndërtim të ulët dhe 96 (32,9 për qind) për objekte për rikonstruktim.
Nga gjithsej 292 objekte, në 167 (57,2 për qind ) si dhe investues lajmërohen persona fizikë, ndërsa në 125 (42,8 për qind) investues janë subjekte afariste.