Në nëntë aksidente trafiku në Shkup 11 të lënduar

Shkup, 12 nëntor – Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë prej gjithsej nëntë aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në dy aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas SPB Shkup, janë përjashtuar 16 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë par se të pajisen me patentë shoferi, dy shoferë fillestarë, 12 automjete të paregjistruara dhe dy automjete për mbingarkesë.

Për parkim jo të rregullt janë dhënë 83 gjoba, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 68 automjete.

Janë evidentuar shtatë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë për reshtim jo të drejtë, tre shoferë për anashkalim jo të drejtë, një shoferë për shfrytëzim të kaskës mbrojtëse në motor, moped dhe motoçikletë, dy shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 21 shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.