Nuk ka pushim për Piatek! Nëse Milani ndodhet në garë për vendin Champions (diçka që këto vitet e fundit ishte harruar dhe në këtë moment distanca ishte 8 apo 10 pikë larg), merita është kryesisht e njeriut gol, ose pistoletës polake, i ardhur nga Genoas pas 13 golave të shënuar në Serie A dhe pasi Higuain u largua.
Rekordet – Pasi ka shënuar 21 gola në total në Serie A, me 29 ndeshje të zhvilluara, polaku nuk dëshiron të ndalet (13 gola me Genoan dhe 8 me Milanin). Ai dëshiron të hyjë në histori, duke arritur të shënojë 10 gola e sipër me dy fanella të ndryshme brenda të njëjtit sezon në Serie A. Askush nuk ka arritur ta bëjë.
Veç kësaj, jo vetëm, por mund të bëhet golashënuesi i parë që ka veshur dy fanella të ndryshme në të njëjtin sezon dhe i huaji me më shumë gola në vitin e parë të Serie A pas gjysmë shekulli (përpara janë Ronaldo me 25 dhe Sheva e Milito me 24). Por, nuk mjafton: Kris mund të vendoset në krye të listës së golashënuesve të bomberave në kampionat dhe Kupë Italie në të njëjtin vit, ashtu si vetëm Maradona dhe Signori kanë bërë deri më sot.