Udhëheqësit e kompanive në ndërtimtari presin porositë e përgjithshme për punë ndërtimtarie të mbeten në nivel të tremujorit paraprak, ndërkaq të rritet numri i të punësuarve në tre muajt e ardhshëm, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste nga sfera e ndërtimtarisë, indikatori i besimit në tremujorin e parë të vitit 2017 është rritur për 0,1 pikë procentuale në krahasim me tremujorin paraprak, ndërkaq është rritur për 1,3 pikë procentuale në krahasim me tremujorin e njejtë prej vitit 2016. Vlerësimi për gjendjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2017 është më i volitshëm në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa më i volitshëm edhe në raport me tremujorin e parë të vitit 2016. Vlerësimi për gjendjen e tnaishme me porosi, përkatësisht marrëveshje të subjekteve të tyre afariste, si dhe vlerësimi për gjendjen funksionale, janë më të volithsëm në raport me tremujorin paraprak.
Në periudhën në vijim pritet çmimet e shitjes të rriten, ndërsa gjendja numëruese dhe cilësia e mekanizimit dhe pajisjes në tremujorin e parë të vitit 2017 të jenë nën normalen. Ndikim më të madh të kufizimit për përmirësim të aktivitetit rrjedhës ndërtimor kanë shpenzimet e shtuara për materiale me 20,7 për qind, mungesë të kërkesës me 17 për qind, konkurrencë në sektorin e vet me 10,6 për qind dhe kushtet jo të volitshme kohore me 10,1 për qind.