Shkup, 13 shtator – Komunikacioni në aksin rrugor Prilep-Rosoman sot nga ora 15:40 është në ndërprerje në të dy drejtimet, për shkak të zjarrit pyjor mbi guroren Prevoj-Pletvar.
“Komunikacioni në aksin rrugor Prilep-Rosoman është në ndërprerje në të dy drejtimet, për shkak të zjarrit pyjor mbi guroren Prevoj-Pletvar, në hyrje të fshatit Trojaci drejt fshatit Toplicë”, citohet në kumtesën e LAMM.