Shkup, 11 nëntor – Për shkak të nevojave të xhirimit të filmit “Shelgu”, i cili është në regji të Millço Mançevskit, ndërsa në prodhim të “Banana film”, sot, nesër dhe pasnesër komunikacioni në rrugën “Vlladimir Pollezhinovski” (pas Qendrës Tregtare Bunjakovec), do të jetë në ndërprerje.
Siç informojnë nga prodhuesi i filmit, rruga do të jetë e mbyllur për komunikacion gjatë tre ditëve të përmendura në periudhën nga ora 15 deri në orën 6, ditën e ardhshme.