Athinë, 25 prill– Sekretari i përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias nesër do të realizojnë takim në selinë e Aleancës, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediave greke Stoltenberg dhe Koxias do të bisedojnë për çështjen e emrit, në mes Maqedonisë dhe Greqisë, marrëdhëniet greko-turke dhe për dy ushtarët grekë të cilët gjenden në burg në Turqi.