Qeveria ka paralajmëruar se buxheti për mbrojtje do të propozojë që të rritet me 0.2% nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në nivel vjetor, me qëllim që deri në vitin 2024 të arrihet përqindja në 2 nga BPV për shpenzimet në sistemin mbrojtës, nga i cili 2 % do të jenë për modernizim dhe pajisje. Këto investime janë pjesë e integrimit të Armatës së Maqedonisë në Aleancën e Veri-Atlantike me qëllim të bashkëpunimit më kompatibi me vendet anëtare të NATO-s
Destan JONUZI
Shkup, 25 shkurt – Qeveria ka paraparë që në periudhë prej 2019 deri në vitin 2028 të shpenzojë 700 milionë euro për modernizimin dhe furnizimin me pajisje të ushtrisë me qëllim të inkuadrimit të suksesshëm dhe kualitativ në NATO. Siç mëson KOHA nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende shfrytëzon armë nga armata e ish-Jugosllavisë. Ushtria për momentin shfrytëzon edhe tanke që janë pothuajse për ekspozita muzesh.
“Mbi 150 automjete të blinduara të këmbësorisë, pajisje inxhinierike të batalionit dhe automjete të specializuara për trajtimin, pajisjeve eksplozive të improvizuara, sistemin e mbikëqyrjes ajrore të integruar, radiotelefoninë digjitale dhe sistemet e mbrojtjes së stacioneve bazë, si dhe stacionet bazë telekomunikuese me një sistem telekomunikacioni optik janë pjesë e investimit të parashikuar të mbrojtjes me strategjinë afatgjatë të qeverisë për zhvillimin e Armatës. Për këtë qëllim është planifikuar që në 10 vitet e ardhshme, në periudhë nga vitit 2019 deri në vitin 2028 të shpenzohen 700 milionë euro”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes për KOHA.
Nga kjo ministri potencojnë se bëhet fjalë për një vlerë të madh e cila është planifikuar të realizohet për dhjetë vite, kjo sipas tyre, është edhe arsyeja kryesore pse buxheti për mbrojtje duhet të rritet. “Plani afat gjatë ka marrë edhe “bekimin” e NATO-s dhe nga Parlamenti dhe në të fokusi është vendos në dy fusha. Një është grupi batalionit këmbësor i cili do të jetë burimi kryesor i NATO-s. Kjo është arsyeja që vitin e kaluar kemi blerë mjetet e para të blinduara, dhe ai proces do të vazhdojë çdo vit derisa të përmbushet numri i mbi 150. Fusha e dytë në të cilën po fillojmë gjithashtu të investojmë është fusha e sigurisë në internet”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Nga atje paralajmërojnë se për disa vite një nga projektet e mëdha do të jetë modernizimi Brigadës së helikopterëve.
Njësiti i tankeve të ARM-së është i pajisur me tanke T72 të cilët janë të vjetër më shumë se 40 vjet dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarak në ARM detyrimisht duhet të zëvendësohen me mjete më të reja dhe më bashkëkohore. Në strategji është theksuar se njësiti i tankeve, do të zhvilloj trajnime për aftësim me qëllim që të krijohet një njësit solid i tankeve, ndërsa pjesët tjetra e këtij njësiti do të kalojnë në njësitin rezervë. Në të thuhet se helikopterët luftarak “M-24” do të shfrytëzohen për Armatën deri në vitin 2025, gjegjësisht deri në skadimin e afatit për përdorim, por pa investuar plotësisht, përveç për mirëmbajtje së zakontë. Plotësisht në strategji është theksuar se deri në fund të vitit 2020 Armata duhet të vendos sistem të integruar për mbikëqyrje ajrore e cila do të jetë e lidhur me NATO-n përmes programit të shkëmbimit të të dhënave në hapësirën ajrore. “Me këtë do të sigurohet një fotografi e filtruar e radarit nga qendra operative në Greqi dhe gjithashtu një pamje e objekteve civile të shtetit, në mënyrë që të sigurohet një pasqyrë e vazhdueshme për gjendjen e hapësirës ajrore mbi shtetin dhe të mbështesë operacionet e aviacionit në ajër në territorin e vendit”, thuhet në strategji.
Në pajtueshmëri me planin buxhetor, Qeveria ka paralajmëruar se buxheti për mbrojtje do të propozojë që të rritet me 0.2% nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në nivel vjetor, me qëllim që deri në vitin 2024 të arrihet përqindja në 2 nga BPV për shpenzimet në sistemin mbrojtës, nga i cili 2 % do të jenë për modernizim dhe pajisje. Këto investime janë pjesë e integrimit të Armatës së Maqedonisë në Aleancën e Veri-Atlantike me qëllim të bashkëpunimit më kompatibili me vendet anëtare të NATO-s. Procesi i inkuadrimit në NATO pritet të përfundojë deri në fund të muajit mars, kur Maqedonia edhe zyrtarisht pritet të bëhet anëtare e plotë fuqishme e NATO-s. Rruga drejt integrimeve euro-atlantik u hap me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. (koha.mk)