Shkup, 23 mars – Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias i filluan bisedimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në të cilat pritet që të shqyrtohen pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Pas takimeve tat-a tet, midis shefave të diplomacive pasojnë bisedat plenare midis dy delegacioneve.
Të dy ministrat më pas do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.
Gjatë vizitës shefi i diplomacisë greke do të ketë takime edhe kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Shefi i diplomacisë greke dje me aeroplan qeveritar arriti në aeroportin e Shkupit, për vizitë të parë në vend pas riemërimit të tij në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, si një nga lëshimet e Qeverisë së Maqedonisë në procesin bisedimeve për emrin.
Kjo është hera e parë pas 12 vjetëve një aeroplan grek të aterojë në aeroportin e Shkupit.