Shkup, 12 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot ishte nikoqir i diskutimit joformal, në kuadër të iniciativës “Gjeneratat e reja për Ballkanin e ri 2030: Drejt horizonteve alternative”, udhëhequr nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe, Instituti i Austrisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Instituti Dr. Karl Rener, Admovere dhe Fondacioni Fridrih Ebert, zyra në Prishtinë, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Iniciativa në të vërtetë është shumë e afërt me atë që po mundohemi ta bëjmë ne – të krijojmë hapësirë dhe mundësi për bashkëpunim dhe garë të bazuar në vlera dhe kritere, për të krijuar kushte evropiane dhe ardhmëri për të rinjtë në atdhe” tha Dimitrov, duke e përshëndetur idenë për të folur për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, e veçanërisht të rinjtë.
Ai shtoi se suksesi i një shteti nga rajoni është shtytës i të gjitha shteteve të tjera, fqinjët e saj.
Diskutuesit, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesit e organizatave të të rinjve, informojnë nga MPJ-ja, e bartën mendimin se Marrëveshja e Prespës është faktor progresiv që mund të shërbejë si model për zgjidhjen e kontesteve rajonale. Përveç kësaj, aspektet praktike të saj janë bazë për lidhjen rajonale dhe bashkëpunim në fushat që janë thelbësore për gjeneratat e reja – arsim, shkencë, hulumtim, kulturë, teknologji, shëndet dhe sport.
Ministri Dimitrov shprehu mbështetje dhe transparencë për thellimin e bashkëpunimit praktik me iniciativën, qëllimi i së cilës është që t’u mundësojë të rinjve që mendimet dhe idetë e shprehura me zë të transetohen në mënyrë përkatëse në qendrat evropiane. (koha.mk)