Moskë, 20 shtator – Më shumë se 60.000 njerëz u paraqitën vullnetarisht të marrin pjesë në testimin e vaksinës ruse kundër Kovid-19 në Moskë, deklaroi sot prefekti i kryeqytetit rus Sergej Sobjanin.
“Më shumë se 60.000 persona vullnetarisht u paraqitën, ndërsa më shumë se një mijë njerëz i kaluan nevojat e testeve mjekësore me qëllim që të registrohen si kandidatë potencial për testim”, tha Sobjanin në intervistë për televizionin “Rusia-1”.
Sobjanin shtoi se, si pjesë të testimit, më shumë se 700 njerëz e kanë marrë vaksinën e quajtur “Sputnik V” dhe të gjtihë ndjehen mirë.