Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio është pensionuar nga futbolli profesionist në moshën 33-vjeçare. Marchisio e konfirmoi se do të ndahej nga sporti më i dashur i tij, duke thënë:
“Ia kisha dhënë një premtim fëmiut që ëndërronte të bëhej futbollist. Do të luaja deri sa ta ndjeja mrekullinë duke u futur në fushë. Nuk po e përmbushja më premtimin, për këtë preferoj të ndalem. Kështu që, faleminderit ëndërr, më dhe fuqi, sukses dhe kënaqësi”, deklaroi Marchisio.
Marchisio bëri 389 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 37 gola, derisa kontriboi edhe me 43 asistime.