Fitorja 2-1 ndaj Romës do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Juventusit. Në minutën e 15-të të ndeshjes është lënduar rëndë Merih Demiral i cili me lot në sy u dërgua me urgjencë për në spital.
Mbrojtësi turk u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e majtë.
“Sky Sport” raporton se dyshimet fillestare janë se Demiral mund të ketë pësuar dëmtim serioz në ligamentin kruciat. Ish-mbrojtësi i Sassuolos sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit.
Kurse, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka deklaruar pas ndeshje që Demiral ka pësuar lëndim serioz e cila mund t’i kushtojë sezonin.