MPB: Përgjimi është legal

Shkup, 22 tetor – Në Ministrinë e punëve të brendshme përgjimi i komunikimit zhvillohet në përputhshmëri me procedurat e rregullta me ligj dhe akte, thonë nga MPB për Nova Tv, pas akuzës së mbrëmshme të Nikolla Gruevskit se qindra anëtarë të kryesisë së VMRO-së janë të përgjuar. “Ajo që bën MPB është legale dhe me urdhër të gjykatës nëpërmjet Prokurorisë Publike. Ilegale është përgjigjemi masiv, siç ka bërë VMRO, gjë që është pjesë e lëndës të PSP-së. Ne punojmë në pajtim me detyrat dhe kompetencat tona për aksione operative kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe formave të tjera të sjelljes kundër ligjit, në mënyrë të besuar dhe nuk komentohen publikisht. Detyra e sektorëve është që puna e tyre të shërbejë për mbrojtjen e interesave dhe sigurisë së qytetarëve dhe nuk janë nën kontroll të asnjë partie politike”, thonë nga MPB. Nga MPB përkujtojnë se në Parlament ekzistojnë dy komisione mbikëqyrëse që kryejnë vëzhgim gjatë punës. “Këto komisione janë të mirëseardhura në çdo moment që të kryejnë vëzhgim dhe kontroll ndaj zbatimit të këtyre masave”, thonë nga ministria. Ndërkaq lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski mbrëmë akuzoi se kjo parti përgjohet në periudhën e fundit.

“Është hapur dosje ‘Ekstremizmi dhe terrorizmi maqedonas’ dhe qëllimi është që të përgjohen 100 persona nga VMRO-ja. Ne nuk kemi se kujt t’i ankohemi për këtë sepse sipas informacioneve që kemi deri më tani, përgjimi po kryhet nga MPB, nga personat që punojnë aty. Nëse duan të demantojnë do të duhet të bëhet kontroll”, akuzoi Gruevski.