Shkup, 13 shkurt – Djali i deputetit të LSDM-së, Bllahojçe Trpevski nga Gostivari është në mesin e 13 viktimave që sot ndërruan jetë në tragjedinë e autostradës Shkup-Tetovë, kur autobusi i agjencisë Durmo Turs u rrokullis, ndërsa të lënduar mbetën dhjetëra tjerë, shkruan gazeta KOHA.
Ndryshe, shtatë udhëtarë ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa gjashtë në spitale. Të lënduarit po trajtohen në Klinikat e Shkupit. (Koha.mk)