Shkup, 22 tetor – Në Shkup para ndërtesës së Televizionit të Maqedonisë do të mbahet gara ‘Skopje krug 2017’, njofton Koha.mk. Pjesëmarrësit do të vozisin nëpër korsinë tradicionale para ndërtesës së TVM-së në bulevardin Goce Dellçev dhe rrugën Bellasica para hyrjes së Panairit të Shkupit në gjatësi prej 2.050 metrash. Gara siç është paralajmëruar ka karakter ndërkombëtarë dhe në të përveç garuesve vendor do të marrin pjesë ekipe nga Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Greqia. Ngjarja fillon në orën 12.