Shkup, 21 shkurt -Është arritur pajtueshmëria për shënimin e festës së përbashkët të mbretit Saoil, shën Klimentit dhe shën Naumit në takimin dyditor të komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë që përfundoi mbrëmë në Shkup.
“Pas debateve të gjata, komisioni i përbashkët arriti pajtueshmëri t’u japë rekomandim qeverive të të dy shteteve se ekzistojnë mjaft elemente për festim të përbashkët të Shën Klimentit, Shën Naumit dhe mbretit Saoil, si urë ndërtimi të marrëdhënieve të ndërsjellta miqësore, në frymën e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë”, qëndron në kumtesën nga Instituti për histori nacionale.
Në takim është shqyrtuar mundësia për festim të përbashkët të disa personaliteteve historike të cilët janë të rndësishëm për të dy shtetet, përderisa diskutimi për librat e historisë ishte shtyer për takimin e ardhshëm.
Ky është takimi i katërt i Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje hisitorike dhe arsimore, që u formua në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mjes dy vendeve. (koha.mk)