Shkup, 22 janar – Qytetarët do të munden në mënyrë elektronike t’i ndjekin lëndët në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Drejtorinë e Çështjeve Pronësore Juridike, njofton Koha.
Ministria e Financave, siç njofton, vitin e kaluar së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë e Çështjeve Pronësore juridike ka punuar në digjitalizimin e proceseve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Qytetarët në mënyrë elektronike do t’i marrin fletëparaqitjet vjetore të taksave që këtë vit, në emër të tyre plotësohet nga DAP. Njëherit nga ky vit, qytetarët do ta kenë mundësinë në mënyrë elektronike ta ndjekin edhe lëndën që e udhëheqë Drejtoria për Çështje Pronësore Juridike për blerjen e oborrit.
“Vitin e kaluar Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike e filloi zbatimin e reformave për Tatim Personal të të ardhurave në mënyrë elektronike (E-TPA). Qëllimi është thjeshtëzim i procedurave për llogaritjen dhe pagesën e tatimit personal përmes E-TPA sistemit. Me këtë reformë, qytetarët lirohen nga procedurat administrative dhe pritjet e gjata para sporteleve. Të gjitha llogaritjet janë automatizuar dhe parashtrohen në mënyrë elektronike”, thotë ministri i Financave Dragan Tevdoski.
Përmes këtij sistemi, DAP do ta përgatis dhe dorëzojë për kontroll qytetarëve fletëparaqitjen vjetore tatimore, ndërsa ata do të munden në kohë ta konfirmojnë apo ta korrigjojnë me afat përfundimtar deri më 31 maj të vitit 2019.
Paralelisht, Ministria e Financave, së bashku me Drejtorinë për Çështje Pronësore Juridike gjatë vitit të kaluar, gjithashtu ka punuar edhe në digjitalizimin e procesit të ndjekjes së lëndëve për blerjen e oborrit.
Drejtoria për Çështje Pronësore Juridike në vitin 2018 ka punuar në mënyrë aktive në Sistemin informativ të menaxhimit, gjë që e rrit efikasitetin e shërbimeve të ofruara nga Drejtoria. Siç është njoftuar nga Ministria e Financave, janë blerë skaner me performanca më të larta ndërsa me qëllimin që më lehtë dhe më të thjeshtë të vendosen të lëndët në sistem.
Gjatë vitit 2018, siç thonë, Ministria e Financave ka zbatuar dhjetë reforma kyçe me të cilat në mënyrë të konsiderueshme janë përmirësuar shërbimet për qytetarët.