Nivelet e lumenjve Drini i Zi në Lozhan dhe i Varadarit në Jegunoc janë pesë herë më të ulëta se mesatarja për tetorin, tregon matja e sotme hidrologjike e DPHM. Zvogëlime të nivelit të ujit shënohen edhe në Vardar në Zajçev Rid, Cërna Reka në Novaci, Sateska në Botun, Kriva Reka në Kriva Pallankë, Treska në Makedonski Brod dhe Pçinje në Banjën e Katllanovës. Nivel më të lartë se mesatarja për tetorin është shënuar vetëm në Vardar në Demir Kapi dhe në lumin Bregallnicë në Berovë. Sipas DPHM, niveli i Liqenit të Dojranit përsëri është rritur prej 82 centimetra aq sa është mesatarja për tetorin, në 174 centimetra, ndërsa Liqeni i Ohrit është nën mesataren.