Shkup, 20 nëntor- Niveli i Drinit të Zi në Llozhan është trefish më i ulët se mesatarja për nëntorin, ndërsa pothuajse është përgjysmuar rrjedha e ujit të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës dhe Sateskës afër Botunit.
Sipas matjeve të sotme hidrologjike të DPHM, nivele më të ulëta shënohen edhe në Vardar në Jegunovc, Shkup – Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, Treskë në Makedonski Brod, Bregalnica në Berovë dhe Cërna Reka në Novac
Niveli i Liqenit të Ohrit është ulur disa centimetra nga mesatarja e nëntorit.