Shkup, 11 janar – Niveli i lumenjve është rritur në mënyrë drastike pas reshjeve që ditëve të fundit e kapluan vendin. Disa janë pothuajse gjashtë herë mbi mesataren për janarin.
Sipas matjeve të sotme hidrologjike, më të larta nga mesatarja janë Vardari, Treska, Lepeneci, Pçinja, Babuna, Bregallnica, Strumica, Cërna dhe Sateska.
Asnjëra nga lumenjtë nuk është nën mesataren, për dallim nga liqenet, gjendja e të cilëve nuk ka ndryshuar shumë. Edhe më tutje liqeni i Ohrit dhe i Prespës janë nën vlerat mesatare.