Shkup, 20 shtator – Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa më vonë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 23 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 21 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil me mëngjese të ftohta dhe me temperatura ditore të cilat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Të mërkurën do të ketë vranësirë të rritur me reshje lokale të shiut.