Sidnei, 29 nëntor – Policia australiane ka arrestuar tre burra për të cilët ekziston dyshim se kanë përgatitur sulm terrorist në Melburn, lajmëruan mediat lokale.
Arrestimet ndodhin një javë pasi që një burrë është vrarë në qytetin në sulmin që policia e ka karakterizuar si akt terrorist.
Tre të dyshuarit, të cilët janë të moshës prej 30,26 dhe 21 vjet, me shtetësi australiane me origjinë turke. Ata kanë tentuar të furnizohen me pushka gjysmë automatike për ta kryer sulmin. Policia ka vepruar shpejtë dhe e ka parandaluar realizimin e planit terrorist, sipas tyre tre burrat është dashur të sulmojnë lokacione në Melburn ku ka shumë njerëz.
Australia e cila është aleate e SHBA-së, ka dërguar ushtarë në Afganistan dhe në Irak dhe nga viti 2014 është në gjendje rreziku të lartë nga sulme nga ana e “luftëtarëve të huaj” të cilët kthehen në shtëpi nga zonat konfliktuoze në Lindjen e Afërt dhe nga mbështetësit e islamistëve.
Nga viti 2014, Australia ka akuzuar 90 persona në suaza të 40 hetimeve antiterroriste.