Meksiko siti, 3 gusht – Në Meksikë gjatë shtatë ditëve të fundit janë vrarë tre gazetarë.
Një gazetar është vrarë natën mes të enjtes dhe të premtes, vetëm 24 orë pasi me pistoletë është vrarë një redaktor i një portali informativ.
Trupi i gazetarit të tretë është gjetur në fillim të javës në një automobil të braktisur në shtetin meksikan Morelos.
Nga fillimi i vitit në Meksikë janë vrarë nëntë gazetarë.
Meksika është një nga shtetet më të rrezikshme për gazetarët. Më shumë se 100 gazetarë janë vrarë nga viti 2000 për shkak të hulumtimeve të tyre për tregti me narkotikë dhe korrupsion. Numri më i madh i atyre rasteve kanë kaluar pa dënime.