Numri i turistëve në mars të vitit 2019, në krahasim me marsin e vitit 2018, është rritur për 1,8 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 3,8 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Numri i turistëve në mars të vitit 2019 arrin 54.826, ndërsa numri i bujtjeve arrin 112.770.
Numri i turistëve të vendit në mars të vitit 2019, në krahasim me marsin e vitit 2018, është rritur për 0,8 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 2,3 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve të vendit në mars të vitit 2019, në krahasim me marsin e vitit 2018, është rritur për 6,5 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 2,4 për qind.
Në periudhën janar-mars të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 2,2 për qind dhe kjo tek “turistët e vendit ka rritje për 4,9 për qind, ndërsa tek turistët e huaj ka rritje për 0,7 për qind. Në periudhën janar-mars të vitit 2019, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 0.6 për qind dhe kjo : tek turistët e vendit ka rritje për 4,9 për qind, ndërsa tek ata të huajt ka ulje për 2.1 për qind.(koha.mk)